Thaçi thotë se Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja

27 shkurt 2020 | 13:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në ShBA është takuar me shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation (DFC), Adam Boehler.

Thaçi ka treguar se Boehler ka biseduar për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja.

“Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha, me fokus kah e ardhmja, kah zhvillimi ekonomik, kah investimet dhe kah prosperiteti për qytetarët tanë. International Development Finance Corporation është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane, që ofron financim për projekte zhvillimore dhe është gjithmonë e gatshme për ta mbështetur zhvillimin ekonomik në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në një takim me shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation (DFC), Adam Boehler, bisedova për…

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 27. Februar 2020

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka përuruar çerdhen “Cicërimat” në lagjen “Kalabria”,…