Për dy ditë janë vaksinuar 7,742 qytetarë

15 maj 2021 | 22:19

Vaksinimi kundër Covid-19 ka vazhduar sot për qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të regjistruar në e-kosova dhe sipas termineve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër Covid-19, derisa numri i përgjithshëm i qytetarëvë të vaksinuar deri më tani është 39.321, shkruan “Epoka e re”.

“Vaksinimi po vazhdon përmes përcaktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion”.

“Ditëve në vijim, MSh do të krijojë mundësi të tjera shtesë për regjistrim e të gjithë qytetarëvë që duhet të vaksinohen deri në arritjen e objektivit të vaksinimit të rreth 60% të popullatës së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) përmes një…