Për ‘faj’ të një personi të pasjellshëm gruaja bëhet milionere, fakti se si ndodhi do ju habisë

11 prill 2022 | 18:52

Një grua nga Kalifornia fitoi 10 mln dollarë, pasi shtypi butonin e gabuar në një “makinë shitëse” lotarie. LaQuedra Edwards bleu aksidentalisht biletën, ku një burrë i pasjellshëm u përplas me të dhe e shtyu, ndërsa ajo shtypi pa dashje një numër të gabuar.

Për këtë arsye, doli një biletë 30 dollarëshe në vend të biletës së preferuar, më të shtrenjtë. Kur Edwards u kthye në makinën e saj, ajo filloi të gërvishte biletën dhe kuptoi se kishte fituar 10 milionë dollarë.

“Nuk e besova në fillim, isha në autostradë dhe vazhdoja të shikoja biletën dhe për pak sa nuk u përplasa me një makinë. Unë e shihja sërish, e skanova në një aplikacion për të parë nëse kam fituar në të vërtetë, por edhe pse e konfirmova vazhdoja të mendoja që s’ka mundësi.”-u shpreh gruaja.

Edwards planifikon të blejë një shtëpi me paratë e fituara. Ndërkohë, supermarketi ku ajo bleu biletën mori një bonus prej 500,000 dollarësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Erisa Zyka Pas sinjalit shpresëdhënës të presidencës franceze te…