Shqipëria shumë pranë hapjes së negociatave me Bashkimin Europian

11 prill 2022 | 18:50

Nga Erisa Zyka

Pas sinjalit shpresëdhënës të presidencës franceze te Bashkimit Europian për hapjen e mundshme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda kësaj presidence brenda qershorit ( dhënë ABC-së-, një tjetër sinjal pozitiv vjen nga Gjermania. Në përfundim të takimit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Europian në Luksemburg, ministre federale e Gjermanisë për punët e jashtme, Annalena Barbock, ka folur për përgjegjësi të Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda gjysmës së parë të vitit

Annalena Baerbock, ministre federale e Gjermanisë për punët e jashtme: Në takimin e sotëm, përveçse për Ukrainën diskutuam edhe një herë për situatën në vendet fqinje. veçanërisht për Ballkanin Perëndimor. Është tepër e rëndësishme që të mos i zhgënjejmë këto vende, por të mbajmë premtimin për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo vlen mbi të gjitha për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dhe kjo është arsyeja pse është përgjegjësia jonë që në gjysmën e parë të vitit të hapim përfundimisht negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap që është vonuar shumë. Dhe sapo pata një tjetër bisedë dypalëshe me ministren e jashtme bullgare, ku të dyja ramë dakord, se në situatën aktuale është vendimtar fillimi i procesit të negociatave të anëtarësimit. Dhe unë shpresoj shumë se Bullgaria mund dhe do të qartësojë pikat që janë ende pezull.

Nga ana tjetër, ministrja Baerbock i ka dhënë një mesazh të qartë Serbisë.

Annalena Barbock, ministre federale e Gjermanisë për punët e jashtme: Por e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat e kanë bërë të qartë gjatë javëve të fundit se e shohin të ardhmen dhe sigurinë e tyre në Bashkimin Evropian, ndaj dhe shumica e tyre mbështesin sanksionet evropiane. Prandaj do të doja t’i theksoja Serbisë këtë mesazh. Nëse dëshironi të bëheni anëtare e Bashkimit Evropian, gjë që Serbia do të dëshironte të bëhej, atëherë është thelbësore në momente të tilla të mbështesni edhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe sanksionet përkatëse” .

Gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimin, Oliber Varhelyi i ka dorëzuar autoriteteve të Moldavisë dhe Gjeorgjisë pyetësorin lidhur me aplikimin e dy vendeve për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Edhe pse Bashkimi Europian ka përshpejtuar dorëzimin e pyetësorit te autoritetet e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, për vendet e Bashkimit Europian është e pashmangshme që këto 3 vende të përmbushin kushtëzimin e vendosur për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu si është vijuar edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive…