ShBA-ja heq nga “Lista e Zezë” disa figura të njohura të UÇK-së (Emrat)

11 prill 2022 | 18:46

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), ka fshirë nga lista e të sanksionuarve ish-pjesëtarin e ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Balën dhe katër figura të tjera shqiptare të cilat ishin pjesë e listës.

Në një publikim të hënën, OFAC njoftoi për vendosjen në listën e të sanksionuarve për vepra korrupsioni të shtatë personave nga Ballkani Perëndimor: Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.

Në listën e shtatë personave të sanksionuar figurojnë dy shqiptarë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka larguar nga lista e të sanksionuarve disa persona nga Ballkani Perëndimor.

Në mesin e tyre ndodhen pesë emra shqiptarë.

Haradin Bala, Jonuz Musliu, Sabit Gashi, Sait Rushiti dhe Zhemajl Hyseni janë larguar nga lista e të sankionuarve nga Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja.

Bala, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vdekur më 31 janar të vitit 2018 dhe ka qenë i dënuar me 13 vjet burgim nga Tribunali i Hagës për krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Jonuz Musliu, është larguar nga lista e lista e të sanksionuarve të SHBA-së.

Musliu ka ndërruar jetë në janar të vitit 2018. Po ashtu nga lista e të sanksionuarave është larguar edhe i ndjeri Sait Rushiti, ish-pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni.

Rushiti që ka vdekur në vitin 2010 ishte njëri nga 22 të akuzuarit për rastin e dyshimit të keqtrajtimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar pas vendimit…