Për herë të parë në histori, borxhi kombëtar i ShBA-së arrin në 33 trilionë  dollarë

19 shtator 2023 | 13:06

Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka arritur në 33 trilionë dollarë, duke kapërcyer një moment historik në një kohë kur shpenzimet e qeverisë janë tashmë nën vëzhgim të rreptë.

Sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit, ky borxh i cili mat atë që ShBA-ja u detyrohet kreditorëve, arriti në këtë nivel që nga pasditja e së hënës.

Për krahasim, vetëm katër dekada më parë, ky borxh ishte rreth 907 miliardë dollarë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një moment historik të ri për të cilin askush nuk do të jetë krenar. Borxhi ynë kombëtar sapo ka tejkaluar vlerën e 33 trilionë dollarëve. Borxhi i zotëruar nga publiku, kohëve të fundit ka tejkaluar vlerën e 26 trilionë dollarëve”, ka thënë presidentja e Komitetit për Buxhetin Federal, Maya MacGuineas.

Ky nivel historik i borxhit vjen në momentin kur Kongresi po përpiqet të shmangë një mbyllje të Qeverisë Federale në fund të shtatorit.

Gjetjet e fundit nga Zyra e Buxhetit të Kongresit tregojnë se borxhi kombëtar pothuajse do të dyfishohet në madhësi gjatë tre dekadave të ardhshme. Në fund të vitit 2022, borxhi kombëtar u rrit në rreth 97 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Sipas ligjit aktual, kjo shifër pritet të rritet në 181 për qind në fund të 2053-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për “ngritjen e…