Për herë të parë në komunën e Prizrenit themelohet Këshilli Publiko-Privat

11 dhjetor 2023 | 12:53

Për herë të parë në Komunën e Prizrenit u themelua të hënën Këshilli Publiko-Privat, mbështetur nga aktiviteti i USAID-it – Qeverisja e Pronës.

Në kuadër të këtij takimi u tha se komunikimi i vazhdueshëm për sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien e këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra, është më se i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit në Komunën tonë dhe shërben për krijimin e urave bashkëpunimi mes komunitetit të biznesit dhe pushtetit lokal.

“Përmirësimi i ambientit për zhvillimin e biznesit është ndër prioritetet tona, që përkthehet drejtpërdrejtë në zhvillim ekonomik të rajonit tonë dhe gjenerim të vendeve të punës”, u shpreh me këtë rast kryetari Shaqir Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta prestigjioze, “Reuters”, ka shkruar për kryetarin e Leposaviqit, Lulzim…