Për herë të parë pas Luftës së Ftohtë ambasadorët e Rusisë dhe SHBA-ve nuk janë në Moskë dhe Washington

20 prill 2021 | 22:33

Ka qenë Kremlini i pari që ka thirrur ambasadorin e vet, Anatoly Antonov për konsultime nga Washington-i, pasi SHBA-të vendosën një tjetër raund me sanksione kundër zyrtarëve të lartë rusë. Pas pak ditësh edhe Amerika ka thirrur përfaqësuesin e saj diplomatik në Rusi për konsulta, duke lënë kështu dy ambasadat pa kreun e tyre për herë të parë pas viteve ’80, kur Lufta e Ftohtë mes perëndimit dhe Bashkimti Sovjetik nxisnin periodikisht skandale dhe përplasje.

“Mendoj se është e rëndësishme që unë të flas direkt me kolegët e mi të administratës Biden në Washington për të planifikuar çfarë qëndrimi do të mbajmë përkundrejt Kremlinit”– ka thënë Sullivan në një deklaratë ditën e djeshme: “Gjithashtu është një mundësi e mirë për mua pasi nuk e kam parë familjen për më shumë se një vit dhe kjo është një tjetër arsye e rëndësishme që unë të rikthehem për vizitë. Padyshim që do të jem sërish në Moskë përpara çdo takimi eventual mes Presidentit Biden dhe Presidentit Putin”– ka shtuar ai.

Biden dhe Putin kanë diskutuar mundësinë e zhvillimit të një samiti të përbashkët në muajt në vazhdim për të adresuar çështjet e mëdha që ndajnë dy fuqitë, kryesisht përplasjet në Ukrainë dhe arrestimi i Navalny-t, por pa harruar edhe prezencën e Rusisë në Siri dhe sanksionet e tejzgjatura amerikane.

Ftesa për samit ka qenë e papritur pasi vetëm dy javë më parë Biden e kishte cilësuar homologun e tij rus “vrasës” i cili “do të marrë atë që i takon”, duke ashpërsuar kështu ndjeshëm tonet me Kremlinin me një retorikë të paprecedent edhe për standartet e Luftës së Ftohtë.

Marrëdhëniet bilaterale mes SHBA-ve dhe Rusisë janë një çështje shumë delikate, pasi në rast se dy fuqitë nuk gjejnë “gjuhën e përbashkët” konflikti ushtarak në Ukrainë mund të shndërrohet në pretekstin e një konflikti ndërkombëtar me potencial shkatërrues të paprecedentë në histori./TiranaPost

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se afati për…