Për infermierët dhe mjekët/ Yjet e muzikës organizojnë koncert madhështor

18 prill 2020 | 10:35

Një koncert i yjeve të muzikës, që do të performojnë nga shtëpitë e tyre e do të transmetohet në televizion, po bëhet gati. Mbi 100 artistë, duke përfshirë edhe Rolling Stones dhe Billie Eilish do të marrin pjesë, kjo si mbështetje për punonjësit e vijës së parë në luftën ndaj koronavirusit.

Ky event global do të zgjasë 8 orë dhe do të menaxhohet nga lëvizja “Global Citizen” dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për organizimin dhe detajet e spektaklit po kujdeset, Lady Gaga. “Ne mund të jemi të ndarë tani, por ska qënë asnjëherë më e rëndësishme që të bashkohemi”, kjo është motoja.

Personalitetet amerikane të ekranit, si Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallos, do të jenë moderatorët e shfaqjes, ku do të marrin pjesë Elton John, Taylor Swift dhe Oprah Winfrey, sëbashku.

Të gjjithë pjestarët e Rolling Stones, me në krye Mick Jagger.

Shikuesit nga mbarë bota do të jenë në gjendje ta përcjellin këtë event, të ndarë në dy pjesë. Sipas BBC, në Britani, kjo do të mund të shihet të Dielen në orën 19.15, deri në orën 21.15.

Gjatë këtij spektakli do të tregohen po ashtu histori të infermierëve dhe mjekëve që po luftojnë me pasojat e koronavirusit. Të ardhurat e mbledhura do të shkojnë në fondin e solidaritetit, për Covid 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur mbrëmjen…