Për nëntë muaj në Klinikën Infektive janë trajtuar afër 2 000 pacientë, prej tyre 556 pacientë me Covid

04 nëntor 2022 | 10:26

Nga janari deri në shtator të këtij viti, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 1 mijë e 910 pacientë, prej tyre 556 pacientë me Covid-19.

Brenda këtyre nëntë muajve janë regjistruar 8 mijë e 584 vizita në Ambulantën e Pranimit dhe 3 mijë e 166 vizita në ambulanta specialistike.

Gjatë kësaj kohe, sipas raportit të punës, janë realizuar edhe 2 mijë e 43 konsultime, 630 eho të abdomenit dhe 387 elastografi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen dy vite nga privimi i lirisë që iu…