Limaj: Jakup Krasniqi mbetet udhërrëfyesi se si duhet e punohet për atdheun

04 nëntor 2022 | 10:20

Sot bëhen dy vite nga privimi i lirisë që iu bë ish zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, që vazhdon të mbahet padrejtësisht larg familjes e atdheut.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Jakup Krasniqi gjithë jetën e tij ka qenë në shërbim të lirisë.

“Ai ka qenë dhe mbetet udhërrefyesi se si duhet e punohet për atdheun”.
“Ne qëndrojmë fort në mbështetje të fuqishme, me besim të palëkundur në pastërti dhe atdhetarizmin e bacës Jakup Krasniqi”, ka shkruar Fatmir Limaj në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang i ka bërë një pritje…