Për një vit Në Klinikën e Pediatrisë u trajtuan rreth 57 mijë fëmijë

22 nëntor 2023 | 12:45

56 mijë e 970 fëmijë me probleme të ndryshme shëndetësore, janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, nga 1 janari i këtij viti e deri më tani.

Numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.

Numër i madh i fëmijëve janë trajtuar nga specialistë pediatër të profileve të ndryshme, ku sipas statistikave, deri tani në këtë vit ka pasur 18 mijë e 713 vizita specialistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi…