Për presidentin Thaçi, Kurti i ankohet një zyrtari britanik

28 prill 2020 | 08:40

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me Richard Moore, drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, me të cilin diskutuar për situatën politike në Kosovë, për pandeminë COVID-19 dhe për hapat e ndërmarra nga presidenti Hashim Thaçi pas mocionit të mosbesimit të qeverisë.

Në një shkrim në “Twitter”, Kurti ka shkruar se formimi i qeverisë së re duhet të jetë transparent dhe në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje parti të parë. “Unë shpreha shqetësimet e mia lidhur me kushtetutshmërinë e hapave të ndërmarrë nga presidenti pas mocionit të mosbesimit. Procesi duhet të jetë transparent dhe në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe nuk duhet të harrojmë se jemi demokraci ku transferimi i pushtetit është i ligjshëm vetëm nëse është legal dhe kushtetues”, ka thënë Kurti.

Ai ka falënderuar zyrtarin britanik për kontributin e Britanisë së Madhe për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në…