Për sheshin në Obiliq pritet të rrënohen objektet e vjetra

08 shtator 15:37

Punimet për ndërtimin e sheshit në Obiliq nuk janë duke u zvarritur për shkak të shpronësimeve, ndonëse kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, pret që këtë vit të kryhen shumica e punimeve në këtë projekt.

Gashi ka mohuar për “Kosovapress” të kenë telashe me shpronësime, teksa ka thënë se janë në proces të përmbylljes së shpronësimeve.

Projekti për ndërtimin e sheshit ishte nisur në tetor të vitit kaluar dhe pritet të përfundojë në shtator të vitit 2020. Objektet që presin të rrënohen janë edhe disa objekte banesore.

I pari i komunës së Obiliqit ka thënë se të gjitha objektet e vjetra përreth sheshit do të rrënohen. Gashi ka bërë me dije se projekti do të zhvillohet sipas planit, derisa ka thënë se sheshi është investim i përbashkët me Ministrinë e Infrastrukturës, ku Komuna e Obiliqit ka participuar me rreth 200 mijë euro, kurse ministria me 1 milion euro.

Mësohet se edhe objekti i postës afër policisë do të rrënohet për t’u shndërruar në shesh.

Ndryshe, me Ligjin e ri për Obiliqin kësaj zone i mundësohet përkrahja financiare për projekte të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka demantuar…