Për shkak të festivalit “Sunny Hill”, linja 4 punon deri në orën 02:00 pas mesnate

10 gusht 2018 | 22:13

Festivali “Sanny Hill”, në skenën e së cilit sonte do të ngjitet ylli shqiptar i muzikës me prejardhje nga Prishtina, Dua Lipa, ka bërë që të zgjatet orari i transportit publik të Linjës 4.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Pishtinës, Shpend Ahmeti.

“Për shkak të festivalit Sunny Hill, transporti publik në linjën 4 zgjatet deri në ora 02:00 pas mesnate deri të dielën!”, ka shkruar Ahmeti.

Transporti privat drejt parkut nacional të Gërmisë sonte është i ndaluar për shkak të koncertit. Linja 4 përshkon qytetin e Prishtinës nga Bregu i Diellit deri në Gërmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë kur kanë kaluar disa orë nga masakra e 24-vjeçarit…