Për tri ditë, në Emergjencë u trajtuan 565 raste

21 janar 2019 | 12:06

565 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë tri ditëve në Klinikën Emergjentë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raporteve të punës, gjatë kësaj periudhe, 86 pacientë janë trajtuar në dhomën e reanimimit, gjersa kishte 110 raste kirurgjike, 179 raste internistike dhe 159 raste ishin në dhomën e ortopedisë.

Si pasojë e aksidenteve në trafik, 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, raporton “Epoka e re”.

Me udhëzim të mjekëve, në reparte të ndryshme të QKUK-së, janë shtrirë 66 pacientë për ta vazhduar trajtimin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Joviq është shënuesi më mirë…