Përballjet e treta të ‘play-off’-it

18 prill 2023 | 13:36

Mesjava sjell përballjet e treta të “play-off”-it që pritet të jenë shumë interesante. Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit.

Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore 76:86. Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.

Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1. Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalet e treta

Të mërkurën takohen:
20:30 Peja – Golden Eagle Ylli

Të enjten takohen:
20:30 Sigal Prishtina – Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave…