Përçahet VV-ja në Prizren, asamblisti i thotë Haskukës ‘turp të qoftë’

25 shkurt 2021 | 20:30

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili në Facebook ka akuzuar disa asamblistë të VV-së se po koordinohen me opozitën për sabotimin e projekteve qeveritare.

“Është për keqardhje që jo për herë të parë edhe disa asamblistë të VETËVENDOSJES koordinohen me këta të PDK-së, LDK-së, NISMA-s dhe AAKsë, për sabotimin e projekteve qeveritare”, kishte shkruar Haskuka në Facebook.

Asamblisti i VV-së, Karanfil Haxhillari, këtë akuzë e ka quajtur të turpshme dhe jashtë logjikës, duke thënë se për mungesën e numrave në Kuvend nuk ia ka fajin as kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as Lëvizja Vetëvendosje, dhe se numrat i ka humbur vet duke mos u konsultuar me ta.

Haxhillari i është drejtuar Haskukës, duke i thënë se kjo deklaratë është ‘krejt jashtë logjikës’, sepse asamblistët gjithëherë kanë votuar pro.

Ai tha se të gjitha pikat e rendit të ditës, që tre vjet e gjysmë, asamblistët e VV-së, i kanë votuar.

“Turp të qoftë kryetar. Të sulmosh anëtarët e subjektit tënd, pa asnjë fakt, vërtetë është për të ardhur keq, këta kuvendarë s’i pyete asnjëherë, gjithë pikat e rendit të ditës në Kuvend, janë hedhur pa u konsultuar me grupin e kuvendarëve, kjo akuzë e rëndë, do të trajtohet edhe në organet e partisë”, ka thënë Haxhillari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti përmes një shkrimi…