Përdhunoi shqiptaren, Santosi i mbyll derën Robinhos

14 dhjetor 2017 | 12:36

Robinho ka marrë një tjetër goditje të fortë. Pasi u dënua me 9 vite burg, për përdhunim në grup, ndaj një shqiptareje në ngjarjen që kishte ndodhur në janar të 2013-s, klubi i Santosit ka vendosur ta shkarkojë Robinhon.

Klubi brazilian e kishte punësuar për të rritur shkallën teknike dhe cilësore të ekipit, por mesa duket dënimi i tij i ka ndryshuar mendjen presidentit të ri të ekipit, Hoze Karlos Perez.

“Robinho nuk është profili i lojtarit që ne po kërkojmë. Kemi një imazh pozitiv në Brazil dhe më tej, dhe nuk mund t’i ndryshojmë vlerat klubit tonë”, ka thënë presidenti i Santosit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pritur…