Perez: Benzema do ta fitojë Topin e Artë, askush nuk e vë në dyshim

02 tetor 2022 | 13:50

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i bindur që Karim Benzema do fitojë Topin e Artë.

Padyshim sezoni që lamë pas mund të cilësohet si “viti i Karim Benzemas”.

Kjo pasi francezi ka shpërthyer me gola për Real Madridin.

Benzema në 46 ndeshje sa ka zhvilluar me “Mbretërit” ai ka shënuar 44 gola dhe ka dhuruar 15 asistime.

Sulmuesi kishte rol kyç në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi gola tejet vendimtar.

Gjithashtu edhe në La Liga, duke shënuar 27 herë, në 32 ndeshje.

Perfomanca e mirë e tij në sezonin 2021-22, e ka bërë atë pretendentin kryesor për çmimin më prestigjioz individual, Topin e Artë.

Së fundmi është presidenti i klubit, që nuk e vë në dyshim që Benzema do fitojë atë trofe.

“Në ditët në vijim, Benzema do të fitojë Topin e Artë – askush nuk e vë në dyshim”, është shprehur Perezi.

Ceremonia e ndarjes së trofeut për Topin e Artë do të mbahet më 17 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i shtëpisë më të madhe në futbolli, FIFA, Gianni…