Perez do të bisedoj vetëm për vetëm me Ramosin

17 janar 2021 | 11:48

Kohët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos.

Kontrata e qendërmbrojtësit me madrilenët përfundon në fundin e këtij sezoni dhe ende nuk po gjendet gjuha e përbashkët me drejtuesit për rinovimin e saj.

Sipas raportimeve në Spanjë, diferencat ekonomike nuk janë edhe aq të mëdha. Reali i ka ofruar Ramosit dhe një vit tjetër kontratë, pra deri në 2022, por me një ulje prej 10% të pagës që ai fiton tani për shkak të pandemisë globale.

Kjo do të thotë se ai do të përfitojë 10.8 milionë euro neto në sezon dhe jo 12 sa fiton aktualisht.

Mirëpo, 34-vjeçari kërkon një kontratë dy-vjeçare me pagën e tij aktuale. Kjo nuk pritet të kthehet në një problem. Problemi qëndron tek ndërhyrjet në këtë çështje. Presidenti Perez kërkon që të jetë vetëm ai negociatori me Ramosin dhe bisedimet do të bëhen vetëm për vetëm, pa agjentë apo përfaqësues të kapitenit.

Askush nuk e priste që spanjolli të ishte në një formë kaq të mirë në këtë pikë të karrierës së tij. Një lider dhe titullar i padiskutueshëm i galaktikëve dhe kjo është një ndër arsyet se përse Florentino kërkon që ai të vazhdojë të qëndrojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva, mund të dënohet nga Federata…