Perezi planifikon përballjen Nadal – Federer në ‘Santiago Bernabeu’

13 shtator 2019 | 13:46

Nuk është një dëshirë momentale, apo fiksim, por një çmenduri që presidenti Florentino Perez synon ta realizojë. Numri një i klubit të Real Madridit dëshiron që të zhvillojë një ndeshje tenisi ndërmjet Rafael Nadalit dhe Roger Federerit në “Santiago Bernabeu”.

Dy më të mirët e historisë, duke luajtur në një stadium të stërmbushur, do t’i thyenin rekordet e shikueshmërisë dhe do të regjistroheshin në “Guiness”. Numri një i klubit të “Los Blancos” ka folur në lidhje me këtë mendim dhe tregon se ka planifikuar realisht diçka të tillë.

“Ne e kemi provuar shumë herë që ta thyejmë rekordin Guinness për shikueshmërinë në tenis duke organizuar një ndeshje ndërmjet Nadalit dhe Federerit në Bernabeu, por njëherë njëri prej tyre ka qenë i dëmtuar, njëherë janë shmangur nga ndeshja. Ata duket se do të luajnë për gjatë, prandaj ka ende kohë”, ka thënë Perezi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Francës, Parisi është  bllokuar pothuajse tërësisht pasi shumica…