Perezi rizgjidhet president i Realit

13 prill 2021 | 15:03

Florentino Perez është rizgjedhur president i Real Madridit. I pari i klubit spanjoll nuk kishte asnjë kundërkandidat dhe me vota unanime është rizgjedhur kryetar i klubit.

Perez do të jetë në krye të klubit mbretëror deri në vitin 2025. Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e skuadrës spanjolle.

“Florentino Perez është rizgjedhur president i klubit deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin madrilenëve. Për Perezin ky do të jetë mandati i gjashtë si president i Real Madridit. Perez e ka udhëhequr ekipin spanjoll që nga viti 2000. Nën udhëheqjen e Perezit, Real Madridi ka fituar 47 trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësie, Albulena Haxhiu, ka thënë se miratimi nga…