Përfaqësueset e Kosovës përgatiten në Brezovicë

25 gusht 2022 | 16:29

Boksierët dhe boksieret e përfaqësueses së Kosovës të të gjitha grupmoshave udhëtuan për përgatitjet bazike në Brezovicë.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgatitje bazike të boksierëve të Kosovës para fillimit të garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët dhe boksieret seniorë dhe të rinj para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: Kampionati Ballkanik në Sofje, turneu ndërkombëtar “Balkan” në Monza, kampionati evropian në Glivice, turneu i 17 ndërkombëtar “Silesian” për Sarajevë, turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviq Talijan” në Budva, kampionati evropian në Pragë, turneu ndërkombëtar “Julius Torma Memorial” në Prishtinë, turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe kampionati botëror në Spanjë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen…