Përfaqësuesi i Francës në OKB: Mbështes perspektivën evropiane të Kosovës

21 prill 2022 | 08:14

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e përherhshëm të Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nicolas de Rivière.

Një nga temat e takimit ishte dialogu Kosovë – Serbi.

Të paktën kështu konfirmon ky i fundit nëpërmjet një shkrimi në Twitter.

Ai tha se e mbështet këtë dialog dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Rikonfirmova mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”.
Kryediplomatja e Kosovës mbrëmë e ka përfaqësuar Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkon…