Përfaqësuesit e komunave shqiptare në rajon diskutojnë për pandeminë

09 nëntor 2020 | 15:29

Është mbajtur në Tiranë mbledhja e asamblesë së përgjithshme të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.

Përfaqësues të komunave e anëtarë të unionit ishin pjesë e mbledhjes për të shkëmbyer përvojën planifikimin dhe zbatimin e punëve përgjatë periudhës së pandemisë.

Në këtë mbledhje, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës kanë kontribuar në diskutim, duke ndarë përvojën, praktikat e mira dhe sfidat në menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe hartimin e strategjisë për zhvillimin e turizmit në kryeqytet.

“Prishtina tashmë e ka edhe brendin turistik, modeli i të cilit mund të përdorët edhe në Union. Ngritja e kapaciteteve dhe strukturat rajonale do të na ndihmojnë që më lehtë të përballemi me sfidat dhe pasojat e pandemisë Covid-19. Bashkë për t’u ringritur më të fortë!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të investimeve dhe realizimit të projekteve infrastrukturore, janë…