Përfaqësuesit e OAK-ut takohen me përfaqësuesen e ambasadës së Zvicrës

23 janar 2020 | 15:10

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës janë pritur të enjten në takim nga zëvendësshefja e misionit të Ambasadës së Zvicrës, Pauline Menthonnex – Gacaferri.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e të dy palëve dhe gjetja e mundësive të bashkëpunimit reciprok në të ardhmen e afërt.

“Krijimi i kanaleve të komunikimit me atashetë ekonomikë të ambasadave është konsideruar si mëse e nevojshme, duke pasur parasysh që OAK-u përfaqëson një numër të madh të bizneseve, e të cilat bashkëpunojnë apo kanë interes që të gjejnë partnerë potencial, me qëllim të zgjerimit të tregut të tyre”, është theksuar në njoftimin e OAK-ut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të vizitojë nesër…