Presidenti i Këshillit Evropian nesër viziton Shqipërinë

23 janar 2020 | 15:08

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të vizitojë nesër ( e premte) Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është konfirmuar në agjenda zyrtare të publikuar nga Këshilli Evropian.

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Shqipërinë një javë pas komisionarit për zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të politikës në vend, si dhe ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti.

Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, do të japë mbështetje për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Vetëm pak ditë më parë, komisionari i BE për zgjerimin ka rikonfirmuar faktin se BE-ja dhe ai vetë e kanë prioritet Ballkanin Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza politike si pasojë e vonesës së formimit të Qeverisë…