Përfaqësuesit e SBASHK-ut, qeverisë: Koncentrohuni që ta ndërpresim grevën

23 shtator 2022 | 12:04

Greva në arsim ka hyrë në javën e katërt dhe për këtë sot janë mbledhur sërish në Komisionin për Arsim përfaqësues të SBASHK-ut dhe nga Qeveria e Kosovës për të diskutuar rreth këtij ngërçi.

Vjollca Shala nga SBASHK-u ka thënë se qëllimi i tyre është arritja e një marrëveshjeje të përbashkët.

Shala gjatë fjalës së saj në Komisionin për Arsim ka thënë se kërkesat që i ka paraqitur BSPK-ja nuk janë vetëm për SBASHK-un, por për të gjithë të punësuarit në sektorin publik

“Jemi sot këtu me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përbashkët. Kërkesat që i ka paraqitur BSPK-ja nuk janë vetëm për SBASHK-un por për të gjithë të punësuarit në sektorin publik”, ka thënë Shala.

Edhe Ymer Ymeri, sekretar i SBASHK-ut ik kërkoi në këtë Komision që të koncentrohen për mënyrën se si të dalin nga greva.

“Ju lutem të koncentrohemi në mënyrën që të dalim nga greva. Nëse kemi vullnet të dyanshëm dhe ju garantoj që sindikatat kanë vullnet që të dalin nga kjo situatë”, ka thënë Ymeri.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj, nuk ka marrë pjesë në raportimin e ministres Arbërie Nagavci dhe ministrit Hekuran Murati në Komisionin për Arsim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshën nën 17-vjeç në konkurrencën e…