Përfaqësuesit e ujësjellësi të Budapestit vizituan “Prishtina”, sh.a.

13 shtator 2018 | 17:11

Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, e vizituan udhëheqësit e Ujësjellësit të Budapestit.

Ata u pritën nga përfaqësuesit më të lartë të Kompanisë, drejtorët e bordit Amir Gashi-kryesues, Ilir Rexhepi – anëtarë, kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, zyrtari kryesor financiar Sokol Duraku, drejtori teknik Sokol Xhafa  dhe përfaqësues të tjerë.

“Nga Ujësjellësi i Budapestit të pranishëm ishin, z.Csaba Haranghy/drejtor gjeneral i Ujësjellësit të Budapestit, znj. Viola Saliasi, këshilltare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Tamas Bencze/Drejtor për Zhvillim Internacional të Biznesit. Drejtori i Ujësjellësit të Budapestit z. Haranghy ishte shumë i lumtur që vizitoi Ujësjellësin e Prishtinës duke thënë se gjithmonë kam dëshirë të vizitoj kompanitë e ujësjellësve sepse gjithmonë kam për të mësuar diçka të re. Ai tregoi një historik të shkurtër rreth ujësjellësit të Budapestit dhe poashtu Republikës së Hungarisë në përgjithësi”, është thënë në njoftimin e kompanisë.

Sipas këtij njoftimi, kryesuesi i bordit të drejtorëve të KRU “Prishtina”, sh.a. Amir Gashi falënderoi  udhëheqësit e Ujësjellësit të Budapestit për vizitën që po e bëjnë në një ndër kompanitë më të mëdha të ujit në Republikën e Kosovës, duke u treguar atyre se Ujësjellësi i Prishtinës kohëve të fundit i ka bërë disa zgjidhje të mira rreth furnizimit me ujë të pijshëm dhe se fokusi ynë i së ardhmes do të jetë reduktimi i humbjeve teknike dhe komerciale të ujit. “Ai ndër të tjera tha se jemi shumë të interesuar të bashkëpunojmë me ujësjellësin e Budapestit, për gjithçka që ndërlidhet me sektorin e ujit, qoftë për punët menaxheriale, financiare si dhe çështjet teknike. Gjatë këtij takimi, u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm në zonën e shërbimit, investimet, planet konkrete të bashkëpunimit të fokusuara më shumë në reduktimin e humbjeve të ujit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” dhe gjithçka që ndërlidhet me sektorin e ujit në përgjithësi”, është thënë në njoftim.

Kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu duke i falënderuar për vizitën mysafirët nga kryeqyteti i Hungarisë, diskutoi më shumë rreth humbjeve teknike dhe komerciale të ujit duke kërkuar të dëgjojnë dhe shohin përvojat e ujësjellësit të Budapestit, të cilat do e ndihmonin dukshëm ujësjellësin e Prishtinës, në luftimin e humbjeve teknike dhe komerciale të ujit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas votimit në Qeveri të…