Përfaqësuesja e Kosovës mbi një orë pritje për të hyrë në kryeqytetin e Armenisë

25 tetor 15:46

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka udhëtuar në Armenisë për të zhvilluar ndeshjen kualifikuese kundër Armenisë për Botërorin Austria&Zelanda e Re.

Ekspedita e Kosovës ka hasur në probleme, pasi që autoritet e aeroportit, nuk e kishin marrë listën e Kombëtares, të cilën FFK-ja ua kishte dërguar para më shumë se dy jave.

Kjo për faktin se Armenia nuk e ka njohur Kosovën, prandaj kërkohej verifikimi edhe njëherë i listës duke u bazuar në dokumentet e udhëtimit (pasaportave).

Ky ishte një maltretim i panevojshëm dhe tepër dëshpërues nga ana e autoriteteve të këtij vendi për ekspeditën e Përfaqësues së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji Tetor është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin…