Përfshihen nga zjarret pyjet në disa zona të komunës Podujevës

27 mars 2022 | 22:51

Gjatë ditëve të fundit disa sipërfaqe me pyje në Komunën e Podujevës janë përfshirë nga zjarret, kurse zjarrfikësit dhe ekipet emergjente të komunës janë vazhdimisht në teren, duke u angazhuar për shuarjen e zjarreve.

Në terren gjatë fikjes së zjarreve sot me ekipet e zjarrfikësve ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, i cili ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina është e përgatitur të diskutojë miratimin e një statusi…