PËRFUNDIMI I LUFTËS RUSI-UKRAINË

19 prill 2022 | 15:26

Ismet Sylejmani

Ashtu sikur edhe çdo fillim e ka edhe mbarimin, pra e ka edhe fundin!

Përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë, ish-pushtuesin e armikun shekullor të popullit shqiptar në përgjithësi e të Kosovës në veçanti, Serbinë, do ta nxjerrë lakuriq dhe të shpartalluar në arenën ndërkombëtare!

Kjo luftë ka humbje por edhe përfitime të ndryshme!

Humbësi më i madh është dhe do të jetë Rusia, kurse krahas Rusisë, humbëse është edhe Serbia, ngase rreshtimi i saj në anën e Rusisë, përbën fitore të re për popullin shqiptar dhe aleatët e tij!

Kosova dhe populli shqiptar, nga kjo luftë do të dalin më të fortë, sepse aleati i Serbisë që është Rusia, do të pësojë disfatë të thellë dhe kjo përbën fitore të madhe përpos për Ukrainën, edhe për shqiptarët!

Debakli i Rusisë që është i pashmangshëm, nënkupton edhe disfatën e Serbisë, e cila jo për herë të parë e ka treguar fytyrën e sajë kriminale e gjakpirëse para botës, që edhe po të duan të ia fshehin miqtë e sajë të shumtë që i ka nëpër botë, nuk e bejnë dot, pasi Rusia përfundimisht ia ka shqyer një maskë të tillë!

Prishtinë, 19 Prill 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të së Kosovës, Glauk Konjufca, në 23-vjetorin…