Përfundimi i punëve në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit varet nga temperaturat

26 shkurt 2019 | 11:19

Përfundimi i punëve në autostradën që lidh Kosovën me Maqedoninë, varet nga ngritja e temperaturave. Autostrada që lidh kryeqytetet Prishtinën dhe Shkupin, ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018 por, në bazë të punëve në terren, lëshimi në qarkullim i kësaj autostrade mund të shkojë përtej këtij afati.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë”, tha se në nevojiten edhe 21 ditë punë për asfaltimin e Urës se Kaçanikut, por që për realizimin e këtij procesi duhet të pritet ngritja e temperaturave mbi 5 gradë celsius. “Autostrada Prishtinë-Shkup do të përfundojë me përmirësimin e kushteve atmosferike. Kanë mbetur vetëm 21 ditë në shtrimin e asfaltit në urën 407”, tha Kadriu.

Ura e Kaçanikut llogaritet ura më e gjatë në rajon, gjatësia e se cilës është 5733 metra.

Por, me arsyetimin se temperaturat kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të projektit, nuk pajtohen ekspertë të kësaj çështjeje.

Ndryshe, që nga fillimi i ndërtimit të autostradës në korrik të vitit 2014, nga kompania ndërtuese është paralajmëruar se do jetë e gatshme për qarkullim në fund të vitit të kaluar.

Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila po ndërton këtë autostradë./Rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar Jr, i cili po riaftësohet nga dëmtimi në shputën…