Përfundimisht Ibra nuk rikthehet në Milan

10 dhjetor 16:58

Në vazhdimësi ishte folur për një rikthim të sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq në Milan, por kjo gjë nuk do të ndodh.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo e ka konfirmuar se Ibra do të mbetet pjesë e La Galaxyt.

“Do të ishte shumë bukur që të kthehej, pasi është një lojtar i madh, që e njeh mirë ambientin e Milanit, por përfundimisht Ibrahimoviq nuk do të vijë te ne në muajin janar. Që në fillim ai na kishte thënë se do të mbetej në SHBA, nëse Los Angeles Galaxy do t’i plotësonte kushtet që kishte kërkuar. Ata ia plotësuan, kështu që Ibra do të mbetet në MLS-në amerikane”, ka thënë Leonardo.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka vendosur papritmas të shtyjë votimin…