Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Dinamo Zagreb – Ballkani

14 dhjetor 2023 | 21:54

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare të Ballkanit në Ligën e Konferencës kundër Dinamo Zagrebit në Kroaci.

Rezultati pas fraksionit të parë të lojës është i barabartë 0:0, në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.

45 minutat e para u karakterizuan kryesisht me lojë në mesfushë, me disa raste të mira shënimi dhe me një dominim të lehtë të Dinamo Zagrebit në posedim të topit.

Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi pësoi një lëndim në minutën e 30-të dhe është detyruar ta lë fushën. Në vend të tij, ka hyrë mesfushori Ismajlgeci.

Portokallezinjve iu duhet patjetër fitorja ndaj Dinamo Zagrebit dhe të shpresoj në fitoren e Viktoria Plzen kundër Astanas, për të siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë katër pikë në pozitën e fundit në Grupin C, po aq sa ka Astana një pozitë më lart. E para është Viktoria Plzen me 15 pikë, ndërkaq Dinamo ka gjashtë pikë në vendin e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se…