Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë  – Greqi

06 shtator 2020 | 21:34

Kanë përfunduar dyzetë e pesë minutat e parë të ndeshjes Kosova-Greqia, e cila është e vlefshme për Grupin C në Ligën e Kombeve.

Greqia e ka mbyllur me epërsi të një goli këtë pjesë lojë, pasi Dimitrios Limnios shënoi në minutën e 3-të. Kosova kishte tri rast të mirë shënimi, por Arbër Zeneli, Besar Halimi dhe Amir Rrahmni nuk  i shfrytëzuan. Në pjesën e dytë, ‘Dardanët’ pritet të jenë me sulmues për faktin se nuk do të pajtohen lehtë që të lëshojnë pikët e plota në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova tri ditë më parë në Itali luajti baras 1-1 me Moldavinë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Zvicrës. Në…