Përfundoi trajnimi “Eksporti dhe promovimi ndërkombëtar”

04 nëntor 2019 | 11:34

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në kuadër të projektit “Nxitja e transformimit digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë”, ka organizuar trajnimin me temën, “Eksporti dhe promovimi ndërkombëtar”.

Trajnimi kishte në fokus tema konkrete për të gjitha kompanitë nga sektorë të ndryshëm që aktualisht janë eksportues apo synojnë tregun ndërkombëtar. “Objektivat kryesore të trajnimit ishin zhvillimi i njohurive mbi temat, si: hulumtimi i tregut, çaja në treg të ri, forma e komunikimit, roli i panaireve dhe takimeve B2B, barrierat në eksport dhe akterët që duhet angazhuar për eksport. Të gjitha këto tema ishin me interes shumë të madh për pjesëmarrësit, pasi që deri më tani ka munguar një informacion i gjerë mbi këto tema”, thuhet në njoftimin e OEK.

Image may contain: 20 people, people smiling, people standing, suit and indoor

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është paraqitur në një konferencë…