Përfundojnë procedurat e konkursit për drejtorë të shkollave të kryeqytetit

30 nëntor 2018 | 14:08

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se kanë përfunduar procedurat e konkursit të fundit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të institucioneve edukative-arsimore të Prishtinës.

“Janë realizuar intervista për 24 institucione të tilla, në katër prej të cilave është dashur që të anulohet konkursi për shkak të performancës jo të mirë të të intervistuarve. Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e zgjedhur do të fillojnë punën nga 1 dhjetori, kurse në katër shkollat e mbetura do të caktohen ushtruesit e detyrës deri në konkursin e ardhshëm. Pjesë e komisionit përzgjedhës, të menaxhuar nga Zyra për Burime Njerëzore, kanë qenë dy përfaqësues të Komunës së Prishtinës, dhe një përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar sot Projektligjet për…