Përfundojnë procedurat për binjakëzim mes Gjakovës dhe qytetit Fort Dodge

09 maj 2018 | 16:52

Qyteti i Gjakovës ka përfunduar të mërkurën procedurat e binjakëzimit me qytetin Fort Dodge të Iowas.

Delegacioni i qytetit Fort Dodge është takuar me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ku u informua më shumë rreth zhvillimit të jetës në këtë qytet.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që miqtë tanë sot janë këtu me ne, dhe po përfundojmë një proces të nisur tashmë. Do të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat e jetës, në art, kulturë, zhvillim të biznesit”, ka thënë kryetari Gjini.

Ndërkaq, Dawn Larson, specialist i zhvillimit ekonomik ka thënë se janë shumë të lumtur që do të shkëmbejnë përvojat e tyre në shumë fusha me këtë komunë. “Ne posa zhvilluam një takim në të cilin u njohëm më shumë me funksionimin e qytetit. Do të kemi mundësi që gjatë qëndrimit tonë këtu të shohim më për së afërmi edhe zhvillimin e bizneseve, do të shkëmbejmë edhe përvojat e universiteteve, do të shohim zhvillimin e jetës kulturore dhe historinë e qytetit tuaj”, ka deklaruar Larson.

Delegacioni i qytetit të Fort Dodge do të qëndrojë në qytetin e Gjakovës deri të premten.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iraku do të mbyllë aeroportet dhe pikat kufitare për 24…