Përfundon aksioni i bastisjes në Banjskë, Policia nesër vendos si të veprohet tutje

26 shtator 2023 | 22:25

Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e bastisjes në Banjskë të Zveçanit.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se nesër pas orës 9 do të vendoset se si të procedohet tutje.

“Sot në orët e pasdites ka përfundu Operacioni i krehjes së terrenit, kontrollimit të zonës dhe bastisjeve. Nesër pas orës 9 do të vendoset se si të veprohet tutje”, deklaroi Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se serbët në…