Përfundon aventura e Avdijajt në Trabzonspor 

17 janar 2020 | 20:53

Aventura në Turqi për futbollistin Donis Avdijajn ka zgjatur shumë shkurt.

Ylli i Kosovës nuk ka pasur aventurë të mirë as te Trabzonspori. “beIN Sports TR” njofton se Trabzonspori dhe Avdijaj kanë shkëputur kontratën.

23-vjeçari ka regjistruar tetë paraqitje me Trabzonsporin në Superligën e Turqisë, gjatë edicionit 2019/20, duke shënuar një gol dhe një asistim. Ai ka pasur edhe dy paraqitje në Kupën e Turqisë, ku nuk ka arritur të lë gjurmë. Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Avdijajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka…