Përfundon baraz derbi Tirana – Partizani, shënon futbollisti nga Kosova
03 dhjetor 2023
| 22:30
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi me rezultatin 1-1.
Në ndeshjen spektakolare të zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë,
Golin e parë për Tiranën e realizoi futbollisti nga Kosova, Florent Hasani.
Ai realizoi në pjesën e parë. Ndryshe, Partizani barazoi shifrat me golin e shënuar nga Keko në pjesën e dytë.
Kjo ndeshje u zhvillua në prani të një numri të konsiderueshëm tifozësh, e sfida u ndërpre në disa raste për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë.
Momentalisht Egnatia kryeson e vetme kampionatin shqiptar me 33 pikë, katër më shumë se Partizani.