Përfundon bastisja e EULEX-it në banesën e dëshmorëve Fazliu

12 shtator 2023 | 12:50

Pas më shumë se pesë orësh ka përfunduar bastisja e EULEX-it në banesën e familjarëve të heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.

Familjarët e kësaj familje kanë thënë se nuk i dinë arsyet e kësaj bastisjeje.

Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu.

Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e…