Përfundon Evropiani për Dembelen

21 qershor 2021 | 15:40

Ousmane Dembele e ka humbur pjesën tjetër të Evropianit. Ylli i Barcelonës pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen me Hungarinë dhe do i duhet të paktën 3 javë për t’u rikuperuar.

“Ousmane Dembele ka kryer një ekzaminim me rreze X në spitalin e Budapestit mbrëmjen e së dielës. Koha e rikuperimit të sulmuesit nuk është e pajtueshme me qëndrueshmërinë e tij në skuadër. Pasi diskutuam me lojtarin dhe mjekun e ekipit, Franck le Gall dhe trajneri Didier Deschamps kanë bërë të ditur se Ousmane Dembele nuk do të jetë i gatshëm për Francën në pjesën e mbetur të Evropianit”, thuhet në njoftimin e Federatës Franceze të futboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur të mbajë mandatin…