Përfundon java e 15-të, ja rezultatet në dy ndeshjet e fundit

11 nëntor 2019 | 14:56

Ka përfunduar java e 15-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Në dy ndeshjet e fundit janë regjistruar dy fitore, një nga skuadra vendase e tjera nga ajo mysafire. Vushtrria ka treguar forcën në ndeshjen ndaj Ferizajt, pasi shënoi fitore me rezultat 3-1.

Mysafirët e drejtuar nga Bekim Isufi janë mbajtur vetëm në pjesën e parë, pasi në fillim të pjesës së dytë Bashkim Shala shënoi nga penalltia për 1-0. Jasmin Raboshta (64’) dhe Ygor De Sousa (74’) shënuan dy golat e tjerë për Vushtrrinë. Ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Fatih Karahoda (82’). Pas kësaj ndeshje Vushtrria ngritët në kuotën e 12 pikëve aq sa ka edhe skuadra e Ferizajt.

Fitores i është gëzuar edhe Flamurtyari që e mposhti Dukagjinin (1-2). Ishe skuadra nga Klina ajo që realizoi e para nëpërmjet Mark Milcajt (32’) nga penalltia, por kuqezinjtë e kryeqytetit e barazuan rezultatin në minutën e 69-të, kur Shend Kelmendi shënon nga pika e bardhë për 1-1. Golin e fitores për Flamurtarin e shënoi Gentrit Begolli në minutat shtesë. Pas kësaj fitore, Flamurtari ngritët në kuotën e 15 pikëve, kurse Dukagjini mbetet me vetëm tetë pikë të grumbulluara.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se më nuk do…