Përfundon ndeshja Feronikeli – Ferizaj, ky është rezultati

12 nëntor 2018 | 15:41

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 15-të, në IPKO Superligën e Kosovës në futboll në mes Feronikelit dhe Ferizajt.

Kjo ndeshje është zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe fituese doli skuadra vendase me rezultat 2-0. Sulmuesit Kastriot Rexha dhe Artur Magani shënuan golat e fitores, në pjesën e parë të ndeshjes. Pas kësaj xhiro Feronikeli vazhdon të jetë i dyti me 35 pikë, derisa Ferizaj renditet në pozitën e parafundit me 14 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të agjendës “Drejtësia 2020”, Ministria e…