Përfundon numërimi në Gjakovë, Vetëvendosja merr 53 për qind të votave

15 shkurt 2021 | 17:28

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore në Gjakovë me 21 mijë e 212 vota apo 53.9 për qind.

Pas përfundimit të numërimit të votave në këtë komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e dyta me 9 mijë e 710 vota apo 24.67 për qind.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, parti e tretë në këtë komunë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 352 ose 8.52 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës e katërta me 2 mijë e 782 ose 7.07 për qind të votave.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar bindëse në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, me 47.89 për qind të votave ose 377 mijë 072 të votave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë te Kosova A janë ftuar Denis…