Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Llapi

06 nëntor 2019 | 13:51

Përfundoi pjesa e parë në tri ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës, përfshi derbin në mes Ballkanit dhe Llapit.

Skuadra lidere e elitës është duke pësuar humbje me rezultat 0-1, derisa golin e vetëm në ndeshjen që po zhvillohet në Suharekë e ka shënuar Sebino Plaku, në minutën e 33-të.

Dy ndeshjet tjera kanë përfunduar me rezultat të barabartë. Drenica ka kaluar e para në epërsi ndaj Trepçës ’89 me golin e Arsen Sykajt nga penalltia, kurse për mysafirët shënoi Leart Emini. Ndeshja në Gjilan mes Dritës dhe Dukagjinit përfundoi 0-0.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i “Matrix” Keanu Reeves më në fund ka gjetur…