Përfundon projekti ‘Akademia për Lidership’ i Forumit për Lidership dhe Diplomaci

29 tetor 2020 | 14:41

Forumi për Lidership dhe Diplomaci, në mbështetje financiare nga GIZ në Kosovë dhe në përkrahje të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka përmbyllur projektin “Akademia për Lidership”.

Ky projekt i është dedikuar fuqizimit të vajzave dhe grave, për t’i përgatitur ato me sa më shumë njohuri për vendimmarrje, si dhe pjesëmarrje në jetën publike.

“A ka përfunduar misioni jonë me përfundimin e projektit?- Jo. Sepse, ne vetëm sa kemi filluar një rrugëtim të gjatë drejt arritjes së barazisë gjinore, rrugë në të cilën kemi shumë punë dhe duhet përkushtim i veçantë. Se a do të arrijmë të përmbushim objektivat tona, kjo varet shumë nga puna dhe mundi jonë i vazhdueshëm, dedikim të cilin duhet të vazhdojmë si në ditën e parë që kemi filluar”, ka thënë drejtoresha e këtij forumi, Njomza Emini.

Ajo është shprehur se krahas përgatitjes për lidership dhe tema të ngjashme, me rëndësi thelbësore ka qenë edhe mundësia për zhvillim profesional dhe punë praktike në institucione, organizata e biznese tjera, të cilat u kanë ofruar mundësi vajzave që kanë qenë pjesë e projektit, të kryejnë punë praktike administrative.

“Andaj, me këtë rast falënderoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Grupin e Grave Deputete, grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Komunën e Kamenicës, ‘Kosovapressin’, Komitetin Olimpik të Kosovës, ‘Bankën TEB’, Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe ‘Klan Kosovën’, për mundësinë që u kanë ofruar vajzave për kryerjen e praktikës profesionale në këto struktura”, ka thënë ajo.

Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Gjermanisë, Joern Rohde, kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi, ambasadorja finlandeze, Pia Stjernval, ambasadorja e Kroacisë Danijela Barisiq, si dhe ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Arban Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i mirë vjen për elitën e futbollit shqiptar…